Lajme

Mustafa: Unë do të shkoj në seancë dhe do të marrë pjesë në votimin e presidentit

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 30 March 2021

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se do të marrë pjesë në Seancën, ku pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente, shkruan Insajderi.

Mustafa, ka thënë se do ta respektojë vendimin e kryesisë, duke demantuar kështu zërat se mund të jetë në mesin e 5 deputetëve të kësaj partie që do të dalë kundër vendimit të partisë.

“Unë jam anëtar i kryesisë dhe do e respektoj vendimin e sotëm të LDK-së. Do të shkoj në seancë dhe do të votoj”, ka thënë Mustafa në Pressing

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera