Lajme

Mustafa i përgjigjet Kadaj-Bujupit

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 04 Maj 2017

Në seancën e Kuvendit të Kosovës kryeministri Isa Mustafa është duke dhënë interpelancën e tij e kërkuar nga deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj në lidhje me shfrytëzimin e thëngjillit nga miniera e Sibovcit.

Mustafa tha se ekzistojnë arsye që në Kuvend të diskutohet për këto probleme që preukupojnë qytetarët, por tha nuk pajtohet me pikat e një rezolute që propozoi deputetja Kadaj.

Mustafa tha se sa i përket themelimit të Korporatës sëThëngjillit është në harmoni me legjislacionin në fuqi.

-Advertisement-

Sipas kryeministrit procedurat e marrjes së pronave për interes publik kryhen nëpërmes Ligjit për Shpronësim dhe për zhvendosje.

“Në zonën e fushë ‘Mihja e Re’ ku bën pjesë miniera e Shipitullës janë bërë në bazë të politikave të zhvendosjes”, tha Mustafa në interpelancë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy