Lajme

Mustafa: Kemi qejf koalicioni me u kry këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 16 December 2019

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për koalicionin me VV-në, derisa tha se edhe partia e tij kanë dëshirë që marrëveshja të kryhet nesër në mëngjes.

Mustafa ka thënë për T7 se janë duke bërë përpjekje për arritje të marrëveshjes.

“Edhe ne kemi dëshirë me u kry nesër në mëngjes, po bëjmë përpjekje”, deklaroi kreu i LDK’së.

-Advertisement-

Mustafa ka konfirmuar gjithashtu se sot nuk do të takohet me Albin Kurtin.

“Sot skemi takim me VV, kemi takime tona”, ka thënë ai.

Takimi i fundit në mes të dy liderëve ishte të shtunën, derisa zgjati më shumë se tre orë. Mirëpo, as ky takim nuk shënoi asnjë progres në bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti që po synojnë së bashku krijimin e koalicionit qeverisës.

As Albin Kurti e as Isa Mustafa nuk hoqën dorë nga kushtet që dhanë. LDK-ja as atë ditë nuk është sprapsur nga kërkesa për pozitën e të parit të shtetit.

Derisa kjo çështje po mbetet kushti kryesor që po i lë pa marrëveshje dy partitë që kishin premtuar se do të formonin koalicionin 72 orë pas certifikimit, as sot nuk do të shihen Kurti dhe Mustafa.

LDK-ja e VV-ja i kanë kryer diskutimet për çështjen e ministrive, e pozitave tjera, derisa merret vesh që në takimet që ndodhën pasi Mustafa vuri në tavolinë të diskutimit pozitën e presidentit, kjo temë ka qenë arsyeja kryesore që po i lë pa u marrë vesh.

Dy liderët kanë pasur takime maratonike gjatë javës së kaluar, derisa, u mbeten edhe pak ditë nëse merren vesh që të zyrtarizojnë marrëveshjen, para shkuarjes në seancën konstituive të thirrur nga presidenti, Hashim Thaçi.

Mospajtimet VV – LDK janë shpërfaqur edhe gjatë vikendit, kur nga të dy partitë pati reagime sa u përket kushteve që kanë vënë.

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Haki Abazi, tha se nuk i takon LDK-së ta kërkojë presidentin.

Ndaj tij reagoi Shpend Manaj, deputeti i LDK-së që ia kujtoi atij rastin e Ibrahim Rugovës në vitin 2001 kur LDK-ja mori edhe postin e presidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera