LDK-AKR-ALRTERNATIVE

Mustafa: Kemi programin e duhur për rënien e papunësisë

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 27 May 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka programin e duhur për zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe rënien e papunësisë.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se koalicioni i tij ka njerëz dhe guxim për të arritur objektivat.

“Prioritet i të gjitha prioriteteve për Kosovën është zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe rënia e papunësisë në tregues njëshifror. Koalicioni ynë (LDK-AKR-Alternativa) ka programin e qartë për të arritur këto objektiva. Ka njerëz me dije politike, shkencore dhe biznesore. Ka guximin e duhur!” ka shkruar Mustafa.

-Advertisement-

Kujtojmë se koalicioni LDK-AKR-AL kandidat për kryeministër kanë Avdullah Hotin, ministër në largim i Financave.

Kurse nga koalicioni PDK-AAK-NISMA kandidat për Kryeministër është Ramush Haradinaj.

Vetëvendosje ka kandidat për kreun e Qeverisë, Albin Kurtin,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera