Lajme

Mustafa ironizon pak me Rozeta Hajdarin, pasi ndaj ministres se VV-së u dorëzua kallëzim penal

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 14 March 2022

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ironizuar pas kallëzimit penal ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shkruan Gazeta Periskopi.

Mustafa ka përmendur sloganin e preferuar e Lëvizjes Vetëvendosje sa kanë qenë në opozitë dhe kur kanë ardhur në pushtet, se ata do ta luftojnë korrupsionin e do të krijojnë vende të punës.

Tutje, Mustafa ka thënë se njëmend kanë krijuar vende të punës, por vetëm për daja e nipa të tyre.

-Advertisement-

Këtu keni statusin e tij:

“’Neve na kanë votuar për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar vende pune’. Nejse, dajve e nipave u kanë gjetë vende pune”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Përndryshe, para pak orësh, Ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, i është dorëzuar një kallëzim penal nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera