Mustafa i reagon Erion Veliajt: Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën
Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 05 February 2023
Deputeti i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas ndryshimit të emrit të një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë.
Mustafa Beson se në dekadën e fundit në trojet shqiptare i është dhënë pushtet njerëzve që kundërshtojnë vlerat burimore shqiptare.
“Këtë, ky grup, e bënë duke u thirrur në ideale multi-kulti komuniste të socialistes ndërkombëtare “proletariati përmbi kombin” veçse tash fjalën “proletariati”, me një përdredhje TikTok-u, e kanë zëvendësuar me “populli”. Më interesantja, po këta kaviar komunistë, socialistë sallonesh, janë të lidhur ngushtë me biznesin dhe krihen si metropolitan modern të salloneve evropiane që qëndrojnë përmbi “prapambeturisë së vlerave kombëtare””, ka shkruar Mustafa.
Sipas tij, vendimi i kryetarit të Tiranës Erion Veliajt, për ta shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova” e shkurton vetëm kryeqytetin shqiptar.
“Në vazhdën e këtyre përpjekjeve është tash tentimi i Tiranës për të tkurrur emrin e Ibrahim Rugovës duke tkurrur, shkurtuar, rrugën me emrin e tij. Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën, viganin e kombit në mesin e atyre nga Gjergj Katrioti deri te Gonxhe Bojaxhiu”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.
Mustafa mendon se e djathta politike shqiptare duhet me doemos të bashkoj forcat.
“E djathta shqiptare, fatkeqësisht, e dërrmuar jo pak edhe nga betejat e brendshme shpirtvogla e shpirtliga, kemi mbetë anash e i kemi parë “seri” këto shkatërrime nga larg. Bashkimi e forcimi ynë është domosdoshmëri e urgjencë”.
Të tjera
-
25 vjetori i çlirimit, Osmani falënderon presidentin Clinton
Sot janë bërë 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Më 12 qershor 1999-të, morën ...
-
Kandidatët e pazakontë që fituan vende në Parlamentin Evropian
Fidias Panayiotou nuk ka përvojë politike dhe asnjë lidhje me ndonjë parti po...
-
QP “Clinton” kujton sulmet e NATO-s: 25 vjet më parë dëbuam me sukses forcat serbe
“Qendra Presidenciale Clinton” ka kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. ...
-
Pacolli thotë se në Qeverinë Kurti bashkëpunimi me Shqipërinë u rrit si asnjëherë më parë
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e ka mohuar se ka marrëdhënie të acaruara m...
-
Rrugëtimi i Kosovës në një çerek shekulli liri
25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Ko...
-
Sëmundjet nga pickimet e mushkonjave, kërcënim i madh për Evropën, ja arsyeja
Ndryshimet klimatike po nxisin përhapjen e specieve pushtuese të mushkonjave ...
-
Agjenda e presidentes Osmani për 25 vjetorin e çlirimit
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t...
-
Video e tmerrit tregon fabrikën e ‘robotëve humanoidë’ me fytyra të detajuara njerëzore që mund të zëvendësojnë këdo (Pamje)
Shprehja ‘asgjë nuk është siç duket’ ngrihet në një tjetër nivel kur shikon p...
-
Dëbohet kosovari, jetonte në Gjermani nga viti 1989
Një person nga Kosova mund të dëbohet nga Qarku i Göttingen-it. Gjykata Admin...
-
Veteranët britanikë që shërbyen në kuadër të KFOR-it, pas dy dekadave vizitojnë Kosovën
Një grup ushtarësh të dikurshëm britanikë, të cilët shërbyen në Kosovë si pje...
-
Kuvendi mban seancë solemne për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Njëzet e pesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Në ...
-
1500 ushtarë të FSK-së do të parakalojnë në shesh me rastin e Ditës së Çlirimit
Sot shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës. Në 25-vjetorit, pë...