Lajme

Musliu: Thaçi me shokët e tij e zgjuan nga Haga vetëdijen kombëtare, do ta fitojnë edhe betejën për drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 18 September 2026

Qindra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga OVL-UÇK pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se është jashtëzakonisht e lumtur për atë që e konsideron dëshmi të vetëdijesimit të të rinjve ndaj vlerave kombëtare.

“E shoh të jashtëzakonshme dhe jam jashtëzakonisht e lumtur për zgjimin e rinisë të Kosovës. Të gjithë ata që kanë mendu që rinia e Kosovës është indiferente ndaj vlerave kombëtare, por për këto tri ditë rresht ua ka dhënë përgjigjen”, ka deklaruar Musliu.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se ky zhvillim duhet të shërbejë si mesazh për klasën politike në Kosovë, e cila, sipas saj, duhet të jetë e vetëdijshme për këtë zgjim.

“Prandaj besoj fort që klasa politike të jetë e vetëdijshme ndaj këtij zgjimi”, është shprehur deputetja e PDK-së.

Musliu ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se ai, bashkë me bashkë të akuzuarit, ka ndikuar në zgjimin e vetëdijes kombëtare.

“Hashim Thaçi me shok nga Haga arriti që ta zgjojë vetëdijen kombëtare”, ka deklaruar Musliu.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy