Lajme

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga Radoiçiqi i mbështetur nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 18 December 2024

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, tha se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është kryer nga Millan Radoiçiq, i mbështetur nga Serbia.

Musliu këtë informatë ndau me gazetarët pas raportimit drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, në këtë komision. Ajo tha se nuk mund të ndajë informacione të tjera, ku tha se për këtë e ka thënë Ajeti gjatë raportimit të tij në komision.

Musliu foli edhe për prezencën e drogave sintetike nëpër shkolla si shqetësim tjetër që është shtruar në mbledhjen e komisionit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera