Lajme

U denoncua e zhdukur, gjendet e vdẹkur në kanal 26-vjeçarja nga Kukësi

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 18 December 2024

Një ditë pasi familjarët e kanë denoncuar të zhdukur, policia e Kukësit ka gjetur të mbytur në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, një 26-vjeçare.

“Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht. Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të”, informon policia.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy