Lajme

Musliu: Në cilën shkollë e ke vajzën, Kryeministër? Tendenca për të shtypur grevën është rrëshqitje drejtë diktaturës

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 15 September 2022

Tentimi për ti dhënë grevës një karakter politik është një përpjekje për të mbuluar paaftësinë e Kryeministrit dhe Ministres së arsimit për të menaxhuar me krizën, deklaroi Musliu sot në senacën plenare të Kuvendit.

Musliu i bëri thirrje Kurtit që të bisedojë me sindikatat për një zgjedhje sa më të shpejt, për grevën.

“Sado që tentohet të ndërpritet zinxhiri i solidaritetit me grevistët, kjo nuk do të ketë sukses.Mbështes grevistët dhe i bëjë thirrje të gjithë punëmarrësve në Kosovë, të sektorit publik dhe të atij privat që mos të tolerojnë degradimin e të drejtave dhe dinjitetit të tyre, njëjtë sikurse i bëjë thirrje Kryeministrit që të ulet dhe të bëjë zgjidhje bashkë me ta”, potencoi Ganimete Musliu.

-Advertisement-

Në fund, ajo shtroi dy pyetje rreth shkollimit të fëmijëve të pushtetarëve aktual:

“E para sa prej anëtarëve të kabinetit të Albin Kurtit i çojnë fëmijët e tyre në shkollat publike, sepse vetëm ata e kuptojnë domosdoshmërinë e reformave për cilësi në arsim, e cilësia nuk arrihet duke i nëpërkëmbur e poshtëruar mësimdhënësit, por duke biseduar me ta për të gjetur zgjidhjen më të mirë.Dhe pyetja ime dytë është për Kryeministrin, në cilën shkollë ndjek mësimet vajza jote?”, thotë Musliu.

“Sepse siç ke potencuar ti nuk je as vëlla as qytetar i thjeshtë je kryeministër dhe ke përgjegjësi për të krijuar kushte të barabarta për fëmijët e Kosovës, deklaroi deputetja Ganimete Musliu”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera