Lajme

Musliu: Kurti i ka thënë Thaçit shko në Hagë ndërsa Ivanoviqin e ka glorifikuar

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 24 January 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu foli për protestën e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve kundër deklaratave të kryeministrit Kurti për Oliver Ivanoviqin.

E ftuar në Tëvë1, Musliu tha se i përkrah kauzat dhe jo individët apo partitë e caktuara teksa theksoi se ka qenë pjesë e kësaj proteste.

“Fillimisht dua të sqaroj se unë i përkrahi kauzat dhe jo as individët, as organizata dhe as partitë e caktuara politike në rastin e protestave. Sot kam qenë pjesë e një proteste e organizuar nga një grup i fëmijëve të dëshmorëve… Unë mendoj që thirrja e tyre ishte e drejtë, motoja e tyre ishte e drejtë sepse Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka befasuar gjithë opinionin, besa edhe ka terrorizuar të gjithë opinionin me një deklaratë të tillë duke u munduar që ta glorifikojë figurën e Oliver Ivanoviq kur e dimë të gjithë se ky nga gjykata është shpallur fajtor për vrasjen e civilëve shqiptarë në veri të Mitrovicës”, tha ajo.

-Advertisement-

“Kosova ende i ka plagët e hapura pavarësisht që kjo periudha e tranzicionit ka qenë me batica dhe zbatica, me presione shumë të mëdha edhe ndërkombëtare edhe me probleme shumë të mëdha të brendshme prapë se prapë konsideroj që ende janë të freskëta plagët e luftës”, shtoi ajo.

Tutje Musliu tha se Kurti i është drejtuar shumë shpesh ish–presidentit Hashim Thaçi duke i thënë shko në Hagë teksa tha se një kriminel si Oliver Ivanoviq e ka glorifikuar.

“Vetë Kryeministri i Republikës së Kosovës në Kuvendin e Kosovës shpeshherë ia ka drejtuar gishtin presidentit Hashim Thaçi duke i thënë shko në Hagë dhe nëse t’i e ke guximin që udhëheqësit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’iu thussh shko në Hagë, si guxon një krimineli të Gjykatës Speciale ta glorifikojë në atë mënyrë siç e glorifikoi Oliver Ivanoviqin”, tha Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera