Lajme

Musliu: Ku munden shqiptarët me bë plane me 350 euro rrogë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 11 August 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se është shumë pragmatike në jetë dhe se i pëlqen planifikimet kur siç tha ajo, ka mundësi t’i planifikojë.

Por që kur jemi te planet, Musliu ironizoi duke thënë ku mund shqiptarët të bëjnë plane me 350 euro pagë mujore.

“Ku mujn shqiptarët me bë plane, me 350 euro rrogë me bo plane, shqiptarët mos bë hajgare… Po aty janë planet pastaj qysh ki me shku ti në pushim kur smund e planifikon jetën me jetu taman, me hy në kredi… ai s’është pushim më, është stres”, tha Musliu në Tëvë1.

-Advertisement-

Vazhdojnë kolonat e gjata, mbi tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
“Unë jam pragmatike në jetë jam shumë pragmatike dhe jeta na ka mësu ndoshta me qenë të gjindshëm në situate të caktuara por i pëlqej shumë planifikimet kur kam mundësi të planifikoj”, tha tutje deputetja Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera