Lajme

Musliu kërkon pajisjen e ushtarëve të FSK-së me çizme të reja: Mos t’i fusim në dimër me çizme të shqyera

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 17 Tetor 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës , Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e pajisjeve bazike për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi, Musliu i është drejtuar ministrit, duke kërkuar që ushtarëve të FSK-së t’u sigurohen çizme të reja, në mënyrë që të mos përballen me sezonin e dimrit me pajisje të dëmtuara.

“Mirë fort, ministër, veç nëse ke mundësi, siguroju ushtarëve të FSK-së edhe çizmet, se nuk është mirë t’i fusim në dimër me çizme të shqyera!”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se blerja e helikopterëve është e rëndësishme dhe e domosdoshme për ushtrinë e Kosovës, por sipas saj, krahas investimeve të tilla, duhet të sigurohen edhe pajisjet bazike për ushtarët.

“Helikopterët janë të rëndësishëm, e të domosdoshëm për ushtrinë tonë, por ushtarët tanë po përballen me mungesë të pajisjeve bazike për ta kryer detyrën e tyre”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy