Lajme

Musliu: Jemi të bindur dhe shumë të sigurtë për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 10 July 2023

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se PDK-ja është e bindur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

Musliu tha në Frontal në T7 se në PDK janë “shumë të sigurtë” për këtë.

“Jami shumë të bindur dhe shumë të sigurtë që vendi ka nevojë për zgjedhje”, tha ajo.

-Advertisement-

Musliu u pyet edhe për deklaratën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili në një seancë të Kuvendit i pyeti partitë opozitare nëse e mbajnë në mend kur u kishte thënë të bëhen bashkë në zgjedhje kundër LVV-së.

“Në realitet kjo hajgare e z. Konjufca dhe qeverisë së Kosovës. Ky trajtim me hajgare dhe arrogancë e ka sjellë shtetin në këtë gjendje”, tha Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera