Lajme

Musliu-Institucioneve: Reagoni, mos lejoni serbët të na e përdhosin identitetin

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 29 June 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhëte PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj fjalimeve që serbët i bënë të enjten në Graçanicë e në Gazimestan gjatë festimit të Vidovdanit.

Musliu përmes një postimi në facebook ka shkruar se është e turpshme si provimet e bëra nga serbët po i kalojnë në heshtje institucionet kosovare, shkruan GazetaFokus.

Ajo madje ka kujtuar edhe ndalesën që ditë më parë iu bë artistëve kosovarë nga autoritete serbe, dhe dënimin që FIFA iu bëri futbollistëve kosovarë për shkak të ankesës serbe.

-Advertisement-

“Provokimet e djeshme qe beri Serbia ne mes te Kosovës ne Gazimestan po provohet te kalohen ne heshtje nga Institucionet tona shtetrore!!! Kjo eshte e turpshme dhe e pa papranueshme! A kemi ne polic e kontrolla kufitare, a kemi ne Shtet? A harruam ne qe vetem pak dite me pare u maltretuan dhe u bastisen artistet tane ne kufi me Serbine dhe nuk lejuan te kalojne kufirin veprat e artit qe permbanin simbole kombetare! A harruam ne qe FIFA vetem dy -tri dite me pare denoj djemte tane vetem pse festuan duke bere me duar Shqiponjen? Pse neve na ndrydhet e perdhoset identiteti yne nga secili kudo e kurdo, ndersa te tjeret lejohen te na vijne te hunda me provokime te tilla??? Ky provokim nuk duhet te tejkalohet ne heshtje! O SHTETI o MILETI duhet ti jap pergjigjeje!”, ka shkruar Mulsiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera