Lajme

Musliu-Haxhiu: Nëse keni veç pak moral, jepni dorëheqjen!

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 08 December 2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka kërkuar dorëheqje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi ajo njoftoi se janë zhdukur provat për vrasjen e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Musliu tha se nuk ka justifikme më dhe nëse ka pak moral duhet të japë dorëheqjen.

“Znj. Haxhiu lej lojrat mos kukat mos u viktimizo po jep doreheqje. Nje popull e keni terrorizu duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhe në pushtet.
Nuk ka justifikime me. Nese ke veç pak ndjeshmeri e pak moral jep dorheqje!” shkruan Musliu.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera