Lajme

Musliu bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe ekspertët në fushat që mbulojnë dy komisionet parlamentare ku ajo është anëtare

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 14 Tetor 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka njoftuar se në këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës do të jetë anëtare e dy komisioneve parlamentare, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me qytetarët, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka bërë të ditur se është pjesë e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Ajo ka theksuar se është e hapur për ide, propozime dhe iniciativa konkrete në fushat që mbulojnë këto dy komisione.

-Advertisement-

“Dua të bëj të ditur se jam e hapur për bashkëpunim, ide, propozime dhe iniciativa konkrete në të gjitha fushat që mbulohen nga këto komisione”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK-së ka ftuar qytetarët, ekspertët, përfaqësuesit e mediave dhe organizatat e shoqërisë civile që të paraqesin shqetësimet dhe propozimet e tyre për përmirësimin e politikave publike.

“Besoj se përfaqësimi parlamentar merr vlerë të plotë kur shoqërohet me dëgjim, komunikim dhe veprim konkret në interes të qytetarëve”, ka theksuar ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy