Auto&Tech

Musk paralajmëron rrezikun nga një robot diktator

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 07 April 2018

Së bashku me Bill Gates dhe të ndjerin Stephen Hawking është një nga zërat më të fortë që bën thirrje për kujdes me zhvillimin e inteligjencës artificiale, njohur gjerësisht si robotët.

Së fundmi, Elon Musk ka lëshuar një tjetër paralajmërim.

“Nëse nuk vendoset një legjislacion rregullues i kujdesshëm sa i takon inteligjencës artificiale dhe zhvillimit të saj, njerëzimi do të gjejë veten të shtypur nga një robot diktator”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Bosi i Teslas dhe i SpaceX sheh si rrezik më të madh qeveritë dhe jo kompanitë private.

“Programet e qeverive për inteligjencën artificiale dhe konkurrenca në këtë fushë mes tyre mund të çojnë në krijimin e një roboti diktator dhe të pavdekshëm nga i cili nuk do të kishim shpëtim”, paralajmëron ai.

Por, nëse përdoret siç duhet, me kujdes dhe vazhdimisht nën kontroll nga njeriu, kjo inteligjencë mund t’i dhurojë njerëzimit përfitime që s’i ka njohur kurrë më parë.

“Do të prekë çdo aspekt të jetës sonë në një mënyrë që momentalisht asnjëri prej nesh nuk mund ta imagjinojë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera