Musk ofron miliarda dollarë për të blerë Twitter
Autori: Gazeta inFokus
20:54 | 14 April 2022
Elon Musk raportohet të ketë bërë një ofertë për të blerë Twitter. Sipas dokumenteve të ofertës së dorëzuar nga sipërmarrësi afrikano-jugor, ai ofron 54.20 dollarë për aksion, duke e vlerësuar kështu kompaninë me 43.4 miliardë dollarë.
Javën e kaluar, Musk zbuloi se kishte blerë në fund të janarit 9.1% të aksioneve të Twitter, për 2.6 miliardë dollarë.
Musk tha se kjo ishte oferta e tij përfundimtare dhe shtoi se nëse nuk do të pranohet, atëherë do të rimendojë edhe një herë pozicionin e tij si aksioner.
“Kam investuar në Twitter sepse besoj se ka potencial që të bëhet platforma e fjalës së lirë në të gjithë globin dhe besoj se liria e shprehjes është thelbësore për një demokraci funksionale”, tha Musk në një letër dërguar Twitter-it. “Sidoqoftë, pasi investova paratë e mia kuptova se kompania nuk do të mund të lulëzojë në formën që është sot. Twitter duhet të transformohet si një kompani private”.
Letra iu dërgua Bret Taylor-it, kreut të bordit të Twitter, dhe jo CEO-s Parag Agrawal, i cili e mori vjeshtën e kaluar këtë detyrë. Musk e mbyll kështu: “Twitter ka potencial të jashtëzakonshëm. Do t’ia çliroj unë”.
Twitter publikoi një deklaratë të enjten duke konfirmuar se kishte marrë ofertën dhe tha se bordi do ta shikojë me kujdes propozimin për të vendosur se çfarë do të bëjë.
Që prej publikimit të lajmit, aksionet e Twitter u rritën me 13%, por më pas gjatë ditës shifra zbriti në 7%, çka sugjeron që investitorët kishin dyshime nëse oferta do të pranohej, por analistët besojnë se do të jetë e vështirë t’i thuash “jo” kësaj oferte.

T� tjera
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...






























