Lajme

Mushkolaj për Kurtin: Në 2018 fliste për bashkim të kampionateve me Shqipërinë, tani ekzaltohet për Serbinë e vazhdon dialogun me Serbinë pa parime

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 04 December 2022

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për deklaratat e tij tani dhe në vitin 2018, për ndeshjet Zvicër-Serbi, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në vitin 2-18 Kurti fliste për bashkim të kampionateve me Shqipërinë dhe i sulmonte e i quante hipokritë politikanët që i gëzoheshin kësaj fitoreje, ndërsa tani ekzaltohet me Xhakën e Shaqirin dhe fitoren e Zvicrës kundër Serbisë. Serbisë, me të cilën pranoi ta vazhdojë dialogun pa kushtëzime e pa parime.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Më 2018, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, Albin Kurti fliste për bashkim të kampionateve me Shqipërinë dhe i sulmonte e i quante hipokritë politikanët që i gëzoheshin kësaj fitoreje. Tash, i njëjti Albin, ekzaltohet me Xhakën e Shaqirin dhe fitoren e Zvicrës kundër Serbisë. Serbisë, me të cilën pranoi ta vazhdojë dialogun pa kushtëzime e pa parime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera