Lajme

Mushkolaj kritikon qeverinë Kurti: ‘Dasmat me mbledh vota në fushatë i bënit me mijëra vetë’

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 05 April 2021

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar qeverinë Kurti pas vendimit për masat e reja anti-COVID, shkruan Gazeta inFokus.

Mushkolaj për masën e marrë se dasmat mund të mbahen vetëm me 10 persona ka thënë se në kohë fushatë Lëvizja Vetëvendosje i mblidhte me mijëra njerëz.

LVV kishte 51 deputetë më 14 shkurt, pas zgjedhjes së Presidentes ka 55

-Advertisement-

“Dasmat” e veta me mledhë vota n’fushatë i bojshin me mijëra vetë”, shkruan Mushkolaj.

Të hënën qeveria Kurit mori vendimin për masa të reja ku për 12 ditë do të jetë e mbyllur gastronomia dhe qendrat tregtare si dhe do të ketë orë policore./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera