Sport

Muriqi me një postim special për Kosovën pas paraqitjes mbresëlënëse

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 28 September 2022

Vedat Muriqi ka qenë protagonist edhe mbrëmë në fitoren ndaj Qipros, 5:1.

Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola dhe kontribuoi në dy gola të tjerë në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C, e cila e mbylli kampanjën e “Dardanëve” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

E futbollisti i Mallorcas e ka bërë sot një postim në rrjetet sociale, duke e shfaqur edhe një herë dashurinë për vendin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

-Advertisement-

“Atdhe”, ka shkruar Muriqi, duke ia shtuar edhe një figurë zemër postimit.

Muriqi pa dyshim është lojtari kryesor i ekipit të Alain Giresse, ndërsa ishte protagonist edhe në ndeshje me Irlandën e Veriut, të cilën fatkeqësisht Kosova e humbi në fund, 1:2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera