Sport

Mourinho drejtuar Kloppit: “Ne e merituam të fitonim”

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 17 December 2020

Liverpooli mbrëmë mposhti Tottenhamin në kuadër të Premier Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen që u zhvillua në ‘Anfield’, ‘The Reds’ fituan me rezultat 2-1.

Tekniku portugez ka zbuluar se çfarë i ka thënë trajneri gjerman menjëherë pas duelit.

-Advertisement-

“Ne e merituam të fitonim. Më duhet të jem i zhgënjyer. Natyrisht se ata e mbajtën topin më shumë por kur ne e kishim atë, e dinim sesi t’i lëndonim por duhej ta shënonim golin e dytë, tretë”.

“Në ndeshje si këto kur nuk i ke 10 shanse, por vetëm tri apo katra, duhet të shënosh për ta mbyllur ndeshjen. Barazimi mbase do të kishte qenë rezultat i drejtë, por humbja ishte vërtet, vërtet e padrejtë, por ky është futbolli”, ka deklaruar Mourinho për BBC.

Pas kësaj fitore Liverpooli mban vendin e parë në tabelë me 28 pikë, kurse ‘Spurs’ janë në pozitën e dytë me 25 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera