Murati thotë se SBASHK-u po i ndryshon kërkesat
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 23 September 2022
Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë fjalës së tij në takimin me përfaqësuesit e SBASHK-ut në Komisionin për Arsim tha se SBASHK-u është duke ju thënë se kërkesat që janë plotësuar deri më sot nga ana Qeverisë së Kosovës nuk janë kërkesa të tyre.
E sipas tij, nëse SBASHK-u thotë që kërkesat e plotësuara deri më sot nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk janë kërkesa të tyre, dhe nëse për ta janë me rëndësi vlera monetare, atëherë ai kërkoi që kostoja buxhetore e kërkesave të realizuara deri më tani nga qeveria, t’i marrin dhe ta shohin mundësinë e kthimit të asaj vlere monetare në arritjen e kërkesës së tyre.
“Ndërsa sot këtu na u tha nga SBASHK-u që ato s’kanë qenë kërkesa të tyre. Nëse s’kanë qenë kërkesa e tyre, dhe të gjitha këto nuk janë të rëndësishme për SBASHK-un krejt çka është më rëndësi është vlera monetare, atëherë atë kosto buxhetore që kushtojnë ato mjete le të na thotë SBASHK-u dhe ne i marrim prej atyre alokimeve që kanë ndodh tashmë dhe shohim se sa mund të akomodohet si kërkesë, e njëjta shumë buxhetore. Mirëpo, mos të vihet dhe të na thonë që ato që janë bërë s’kanë qenë kërkesa”, tha ai.
Ai po ashtu tregoi se takimi me kryetarin e BSPK-së ka ndodhur në muajin korrik dhe se e ka informuar për pakon buxhetore të cilën e ka bërë Qeveria, përcjell Telegrafi.
“Personalisht e kam takuar kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli në korrik në lidhje me këtë kërkesë. Dhe e kam njoftu që nuk ka nevojë për masa, pasi qeveria është duke punu…Edhe kur ka fillu greva, e kemi taku kryetarin e BSPK-së dhe i kemi thënë që paketa është gati dhe do ta alokojmë bashk. S’kemi marrë përgjigje, dhe pasi e kemi bërë publike paketën SBASHK-u ka thënë që nuk është bërë në konsultim me ne, të cilën gjë e refuzojmë. Përtej paketës, pagesa prej 50 euro deri në muajin dhjetor, dhe nëse vazhdon inflacioni ne do të marrim vendim që do ta vazhdojmë sërish për aq sa ka inflacion”, tha ndër të tjera, Murati.
Të tjera
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...