Murati: Pensionet do të rriten sivjet dhe vitin tjetër

Autori: Gazeta inFokus
23:49 | 24 May 2023
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë sonte se pensionet do të rriten këtë vit, duke vijuar edhe përgjatë vitit tjetër, në kuadër të reformave pensionale dhe skemave sociale që sipas tij, veçse kanë filluar.
Këto reforma, ai tha se pritet të përfundojnë gjatë viteve 2023 dhe 2024. Aktualisht, Murati deklaroi se janë në proces të plotësim-ndryshimit të ligjit, që i mundëson këto reforma për të qenë sa më gjithëpërfshirëse.
“Patjetër që po. Tash jemi në proces të plotësim-ndryshim të ligjit. Plani ka qenë më herët. Po po, edhe sivjet. Reformat e përgjithshme, ka gjëra të tjera, ndryshim të strukturës se si trajtohet Trusti Pensional”, tha ai sonte në ATV.
Gjithashtu, Murati bëri të ditur se është pilotuar edhe projekti për ekipet mobile që do të fillojnë t’i vizitojnë vetë pensionistët. Kjo i mundëson pensionistëve që mos të paraqiten më nëpër sportele për të dëshmuar nëse janë gjallë.
“Për këtë vit, parashihet të hiqet kriteri diskriminues që ka të bëjë me 15-vjetëshin e stazhit të Punës. Duhet të bëhet sivjet. Këtë e ka kushtëzuar Kushtetuesja. Kemi pasur program, jemi vonuar një vit e gjysmë për shkak të reformave”, tha ai.
Mes tjerash, ai tregoi se rritje të pensioneve do të ketë edhe për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë. Për këtë, ai tha se bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvillaur takime me përfaqësuesit e organizatave të OVL-UÇK-së.
Sipas Muratit, duhet të ketë një riverifikim të listës së veteranëve e më pas të ketë edhe trajtim të dinjitetshëm tyre, bazuar në mundësitë buxhetore që Qeveria Kurti i posedon.
“Po, parashihen. Ideja është që të ketë reformë gjithëpërfshirëse. Duhet të kemi një konsensus, bashkë me kryeministrin kemi pasur disa takime me përfaqësues me shoqatat e dala nga lufta, që të bëhet një ligj i ri dhe të bëhet një riverifikim që ta kemi një numër të saktë dhe të ketë një trajtim të dinjitetshëm, me mundësitë buxhetore që i kemi”.
“Këtë e kemi ofruar si zgjidhjen më të mirë. Jemi të gatshëm të diskutojmë prapë që ta gjejmë zgjidhjen. Qëndrimi është që ta kemi një ligj që trajton mangësitë që ka pasur. Nëse s’arrijmë konsensus, duhet ta kemi një opsion që diskutohet bashkërisht”, shtoi ai.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...