Lajme

Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 20 April 2024

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Murati ka thënë se “mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë, që nuk përfshin reciprocitetin e zgjidhjeve të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore është një mburrje e kot dhe populiste”.

Murati ka thënë se Kurti duke dalë kundër idesë për ripërcaktimin e kufijve dëmtoi rëndë funksionalitetin e Kosovës, pozitën e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe vetë mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

-Advertisement-

“Sigurisht kjo politikë iu shpërblye me marrje të pushtetit, por jo me zgjidhje të mira për Kosovën. Andaj, mburrja për marrëveshje të mira me Serbinë, që nuk përfshin reciprocitetin e zgjidhjeve të njëjta edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore është një mburrje e kot dhe populiste. Ajo mund të sjell vota aktualisht, por nuk jep zgjidhje afatgjata. Vetëm një shkëputje nga logjika e zgjidhjeve që përfshijnë vetëm të drejtat e serbëve në Kosovë, dhe përfshirja në marrëveshjen me Serbinë edhe e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, do të mund të krijonte një situatë të favorshme për funksionalitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera