Murati: Faturat e tatimit në pronë i rriti tatimi 100% i tokave

Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 27 January 2023
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar të premten në një konferencë për media se pjesa më e madhe e rritjes së faturave të tatimit në pronë krijohet nga tatimi i tokave.
Murati ka thënë se sipas nenit 7 të Ligji për Tatimin në Pronë i cili ka hyrë në fuqi më 26 janar të vitit 2018, në vitin e pestë të zbatimit të ligjit, hyn në fuqi tatimi 100 për qind i tokave. Viti i pestë sipas Muratit i binte të ishte pikërisht viti 2023, që sipas tij, ka hyrë edhe automatikisht në fuqi ky vendim.
“Këtu duhet të kthehemi tek ligji që ka qenë në vitin 2018 për Tatimin në pronë. Ky ligj ishte miratuar nga Qeveria Mustafa, më 4 maj 2017 kur ministër i Financave ka qenë Hoti. Ky ligj nuk arriti të miratohej në Kuvend dhe të hyjë në fuqi sepse Qeveria kishte rënë, një javë më vonë. I njëjti ligj është proceduar në qeverinë Haradinaj dhe më 26 janar 2018 është publikuar në gazetën zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Ky ligj i ka caktuar disa afate dhe disa kushte që i obligojnë institucionet të respektohen. Ky ligj sipas neni 7 ka paraparë që në vitin e 5-të të zbatimit të ligjit të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave. Prej hyrjes në fuqi kanë filluar të tatimohen edhe tokat sepse njëherë kanë qenë vetëm ndërtesat. Viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind, domethwnw këtë e obligon ligji. Ky ligj e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 se tokat duhet të tatimohen dhe pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim”, ka shpjeguar Murati.
Hekuran Murati fajëson Avdullah Hotin për rritjen e tatimit në pronë

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...