Lajme

Hekuran Murati fajëson Avdullah Hotin për rritjen e tatimit në pronë

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 27 January 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është duke folur për rritjen e tatimit në pronë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se fajin për rritjen e tatimit në pronë e ka një vendim të cilin sipas tij e ka marrë, Avdullah Hoti.

Murati ka thënë që ai është viti kur është filluar që të paguhet tatim edhe për pronë për shkak se deri atëherë sipas tij nuk është paguar.

-Advertisement-

Ai ka thënë se në këtë vendim ndër të tjera ka qenë një pikë ku thuhej se pas 5 vitesh do të fillonte të paguhej tatim 100% për pronën e që i bie në vitin 2023.

“Ligji i miratuar në vitin 2018, kur ka qenë në krye të ministrisë, Avdullah Hoti, ka paraparë që sipas nenit në vitin e 5-të të hyjë në fuqi tatimi 100% i tokave. Prej këtij viti pra vitit 2018 ka hyrë në fuqi për pagesën edhe të tatimit në pronë që nuk janë tatimuar më herët ose me përqindje me të vogël ndërsa është paraparë të tatimohen edhe tokat 100% nga viti i 5-të që i bie viti 2023”, ka thënë ministri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera