Sport

Munishi: “Kapiteni im luajti i sëmurë për 90 minuta dhe shënoi gol”

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 21 August 2017

Munishi është në qiellin e shtatë pas fitores së Vëllaznimit ndaj Lirisë.

Vëllaznimi e ka mposhtur rivalin nga Dukagjini, Lirinë me rezultat minimal 1:0 në xhiron e parë të Superligës së Kosovës.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Albutrint Morina pas një asistimi nga Jeton Dushi.

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, u shpreh i lumtur për fitoren, teksa zbuloi se kapiteni, që edhe realizoi gol, luajti i sëmurë.

-Advertisement-

“Kapiteni im Tiki Morina luan i sëmurë 90 minuta dhe shënon gol, të gjithë lojtaret e dhanë 120%. Urime 1927 urime Kuqezinjtë e Jakoves . Urime Gjakove. Na jemi të përkushtuar, na jemi shumë te fortë. Kuq e zi”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera