Sport

Munishi afër dorëheqjes?!

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 21 September 2017

Vëllaznimi i Gjakovës e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar duke tubuar tetë pikë nga pesë ndeshjet e para.

Mirëpo, gjendja financiare në klubin gjakovar nuk është aspak e mirë.

Futbollistët kanë vendosur që t’i bojkotojnë stërvitjet për shkak të mungesës së pagave dhe mos-kryerjes së detyrimeve me kohë.

-Advertisement-

Trajneri i mirënjohur i kësaj skuadre, Ismet Munishi ka paralajmëruar dorëheqjen nga klubi gjakovar.

“Nëse vazhdon kjo gjendje, jemi të detyruar që të dorëzohemi. Më vjen keq nga puna që e kam bërë”.

“Më vjen keq nga futbollistët, por nuk po kemi përkrahje nga askush për fat të keq. Këta djem meritojnë respekt më të madh”, ka deklaruar Ismet Munishi për Gazeten Olle.

Ai mori drejtimin e skuadrës në fillim të edicionit dhe ka kthyer entuziazmin në qytetin e Gjakovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera