Sport

Mungoi në ndeshjet e kombëtares, trajneri i Southampton flet për gjendjen e Brojës

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 18 November 2021

Ndonëse ishte i grumbulluar, Armando Broja mbeti jashtë të dy ndeshjeve eliminatore të Shqipërisë, ndaj Anglisë e Andorrës dhe zyrtarisht u fol për një dëmtim në kyç të sulmuesit 20-vjeçar, si shkak kryesor i mungesës.

Megjithatë sulmuesi shqiptar u rikthye të shtunën e kaluar te klubi i tij Southampton dhe tani është rikuperuar plotësisht për ndeshjen e fundjavës, që sheh “shenjtorët” të impenjuar në ttransfertën ndaj Norwichit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri austriak, Ralph Hasenhuttl, që ka sqaruar se të gjithë futbollistët me probleme fizike, janë rikuperuar plotësisht për ndeshjen ndaj Norwich, me përjashtim të Jack Stephens.

-Advertisement-

“Ward-Prowse, Livramento, Broja dhe Stephens kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë përveç Stephens, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plota në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Norwich. Broja ka pasur një problem në kyç, që duket se e ka kaluar totalisht tashmë dhe është gati për sfidën e radhës”, tha ndër të tjera Hasenhuttl.

Sulmuesi shqiptar u dëmtua në sfidën ndaj Burnley-t më 23 tetor, kur edhe shënoi golin e dytë në barazimin 2-2, ndërsa më pas u rikthye në fushë më 5 nëntor ndaj Aston Villës, ku luajti rreth 10 minuta, pasi trajneri Hasenhuttl nuk preferoi ta rrezikojë nga minuta e parë.

Megjithatë duke parë gjendjen e futbollistëve të tjerë, Broja pritet ta nisë nga fillimi transfertën ndaj Norwich, ku do të ketë kundërshtar sulmuesin e Kosovës, Milot Rashica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera