Mungesë e barnave në klinikën e Onkologjisë
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 11 August 2022
Pothuajse çdo ditë pacientët po përballen me mungesa të barërave. Këtë më së shumti po e ndjejnë pacientët me kancer, terapia e të cilëve është më e shtrenjta për t`u siguruar.
Madje ata thonë se shpeshherë në mungesë të kësaj terapie e cila do të duhej të jepej falas, detyrohen ose ta blejnë vetë mijëra euro ose ta sigurojnë nga familja e ndonjë pacienti i cili nuk i ka mbijetuar kësaj sëmundjeje.
Blerim Ademi ka një vit që trajtohet në Institutin e onkologjisë. Ai thotë se gjatë kësaj kohe, për sëmundjen e tij vazhdimisht ka mungesë të barnave, çmimi I të cilave është mjaft i lartë.
E vështirë për të ishte edhe mundësia e sigurimit të medikamenteve, madje në një rast, thotë se e mori terapinë e një pacienti që nuk mbijetoi.
Kurse onkologu Faton Sermaxhaj thotë për RTK se aktualisht furnizimi me barna të listës esenciale është rreth 85%, prej tyre mungojnë kryesisht citostatikët e zakonshëm.
“Vazhdimisht kem problem me barnat të cilat kanë një kosto më të lartë për vet faktin se kanë një çmim më të lartë dhe në momentin që janë futur këto barna në listën esenciale mu për shkak të kostos së tyre të lartë, janë futur vetëm për një numër të caktuar të pacientëve sepse nuk ka patur mundësi që të përfshihen të gjithë pacientët”, tha ai.
Ndërsa, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar sqaron se janë duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi i pacientëve të institutit onkologjik. Po ashtu, në përgjigjen e tyre me shkrim thuhet se përshkrimi i terapisë do të bëhet
vetëm përmes konsiliumeve mjekësore.
Numri i pacientëve në ditë në Institutin Onkologjik arrin deri në 200, shifër kjo që nga mjekët konsiderohet e lartë, krahasuar me numrin e popullsisë.
Sipas onkologëve, furnizimi me barna të listës esenciale është rreth 85%, por mungojnë citostatikët e zakonshëm.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...