Mungesa e vitaminës D/ Si ndikon për diabetin, ja ushqimet ku gjendet
Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 26 May 2020
Një studim i ri shkencor mbi rolin e vitaminës D, ka zbuluar një lidhje mes mungesës së saj, infeksioneve të mishrave të dhëmbëve dhe diabetit. Diabeti është një sëmundje që prek miliona njerëz në botë.
Deri më tani, kanë identifikuar disa faktorë rreziku siç janë mbipesha apo tensioni i gjakut.
Diabeti Dhe Mishrat E Dhëmbëve
Diabeti rrit rrezikun e shfaqjes së infeksioneve të mishrave të dhëmbëve. Kjo është një lidhje e dyfishtë që do të thotë se problemet me mishrat e dhëmbëve e bëjnë menaxhimin e diabetit të tipit 2 më sfidues se zakonisht.
Sipas ekspertëve, vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe mishrave të tyre. Ajo lufton mikrobet përfshirë këtu ato që prekin mishrat e dhëmbëve. Studimi analizoi të dhënat e 1,600 individëve të prekur nga diabeti i tipit 2 dhe 1,300 të tjerëve që nuk vuajnë nga diabeti.
Sipas gjetjeve, mungesa e vitaminës D bashkë me sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, rrisin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2. Studiuesit thanë se kombinimi i të dy këtyre faktorëve rrit rrezikun e diabetit më shumë se shumatorja e secilit faktor.
Nëse gjetjet konfirmohen edhe nga studime të tjera, kjo do t’i ccelte rrugën qasjeve të reja në trajtimin e diabetit. Për shembull, rritja e nivelit të vitaminës D tek diabetikët që janë të prekur nga problemet me dhëmbët dhe mishrat e tyre, do të ndihmonte në menaxhimin e të dy sëmundjeve.
Burimet e Vitaminës D
Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit. Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D. Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë me shumë diell, përfitojnë më shumë se sa ata që jetojnë në vende të ftohta pa diell.
Vitaminën D mund ta marrim edhe nëpërmjet disa ushqimeve. Bëhet fjalë për ushqime të fortifikuara ose të pasurura siç janë qumështi dhe drithërat apo tek peshqit si salmoni, toni dhe skumbria. Po ashtu vitaminë D ka edhe vaji i papërpunuar i peshkut dhe vaji i mëlçisë së Merlucit, të cilin mund ta gjeni si suplement në farmaci./AgroWeb
Të tjera
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...