Mungesa e rrymës “për shkak të zhvillimit ekonomik”, Bajrami i reagon kryeshefit të KOSTT: Mjaft më me tallje
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 27 December 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeshedit të të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) Evetar Zeqiri, duhet ti vijë turp për deklaratën se mungesa e energjisë elektrike është si pasojë ngarkesës së rrjetit për shkak të rritjes ekonomik.
Bajrami ka thënë reduktimet nuk janë pasojë e rritjes ekonomike, por e mungesës së planifikimit dhe investimeve nga institucionet qeveritare. Sipas saj për katër vjet ka pasur zero investime në kapacitete gjeneruese, politika pro importit të energjisë elektrike duke përfshi edhe politikat për efiçiencë.
“Qeveria paguhet me paratë tona për të siguruar energji dhe stabilitet, jo për të thënë gjepura e justifikime të pabaza, aq me pak të tallet me qytetarë.
Me 9 shkurt përfundon praktika”, shkruan Bajrami ndër të tjera.
Postimi i plotë:
“Rritja ekonomike” që po na lë në terr
Qeveritarët sot paskan deklaruar se ”Mungesa e energjisë elektrike është pasojë e ngarkesës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga rritja ekonomike e viteve të fundit”.
Çfarë deklarate!
Qysh nuk ju vjen turp?
Ne këtu po jetojmë, jemi banorë rezident jo korrespondent. Kjo tregon sa poshtë keni rënë në përpjekje për të fshehur dështimet e katër viteve.
Faktet nga të dhënat zyrtare tregojnë krejt të kundërtën:
Shpenzimi i energjisë nga familjet përbën rreth 60% të totalit, ndërsa shpenzimi nga biznesi është 39.8%, për krahasim shpenzimi nga bizneset është pak më i ulët se në vitin 2020 kur ishte 39.9%. Pra, nuk ka ngarkesa nga ekonomia.
Mjaft më me justifikime dhe tallje!
Reduktimet nuk janë pasojë e rritjes ekonomike, por e mungesës së planifikimit dhe investimeve nga institucionet qeveritare. Katër vjet zero investome në kapacitete gjeneruese, politika pro importit të energjisë elektrike duke përfshi edhe politikat për efiçiencë.
Qeveria paguhet me paratë tona për të siguruar energji dhe stabilitet, jo për të thënë gjepura e justifikime të pabaza, aq me pak të tallet me qytetarë.
Me 9 shkurt përfundon praktika.
#bëhundryshimi
P.S.
Shih rritjen ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Problemet me furnizim me energji elektrike, pritet të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.
Kështu konfirmoi Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Madje ai tha se sistemi energjetik po përballet me ngarkesë të madhe për shkak të zhvillimit ekomomik që sipas tij ka ndodhur në Kosovë në vitet e fundit.
“Dua t’i sqarojë të gjithë se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesë të jashtëzakonshme për shkak të zhvillimit ekonomik që ka ndodhë në vitet e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë e në rritje”, ka thënë ai, deklaratë kjo që nxiti shumë reagime.
Të tjera
-
Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm pa reshje
Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit t...
-
LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një person në Prishtinë, kjo është gjendja e tij
Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Ko...
-
Viva Fresh përfundon vitin me ZBRITJE PAKUFI për qytetarët!
Viva Fresh, lideri i marketeve në vend, përmbyll vitin me ZBRITJE PAKUFI! ...
-
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari për tragjedinë e Novi Sadit
Studentët universitarë organizuan protesta në disa qytete të Serbisë të premt...
-
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar ...
-
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrave
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmon se dhe Shqipëria është p...
-
A janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro? Ministria del me njoftim
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se kanë proceduar transferin ...
-
Në temperatura minus një pjesë e Gjilanit pa rrymë nga ora 11:00
Sagës së reduktimeve me energjinë elektrike në Kosovë nuk i shpëtuan as qytet...
-
Hyn në fuqi rregullorja e re e “Pastrimit” të mbeturinave
Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rr...
-
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhgues...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u vazhdohet paraburgimi
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë m...
-
KOSTT-i e Ministria e Rizvanollit për dy shtylla e lanë në terr qytetin e Ferizajt
Ka më shumë se një javë që qytetarët e Ferizajt kanë mbetur në terr e po përb...