Lajme

Mungesa e punëtorëve po i detyron restorantet që të mbyllen

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 03 July 2022

Në shtator mund të detyrohen hotele, restorante e kafene që të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve.

Kështu paralajmëroi Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë e Turizmit.

“Nëse vazhdon me këtë trend jo veç që kemi me pasë problem me numrin e punëtorëve por edhe mbyllje. Ndoshta situata ka me qenë shumë ma keq prej shtatorit. Unë kam informata nga pronarë hotelesh e restorantesh, shumica prej tyre thonë: Po e presim mërgatën, e prej shtatorit më s’di a punojmë, a s’punojmë”, tregon Sogojeva.

-Advertisement-

Sipas tij tani ka mungesë të madhe të punëtorëve në gastronomi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera