Shëndetësi

Mungesa e gjumit ndikon në jetën sociale

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 15 August 2018

Mungesa e gjumin ka një ndikim të madh në jetën tuaj sociale, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Studiuesit kanë gjetur se personat që nuk bëjnë gjumë sa duhet, ndjehen më të vetmuar dhe kanë më pak gjasë të krijojnë raporte me të tjerët, duke evituar kontaktet sociale ngjashëm me personat nën ankth.

Ky largim social i bën personat e ndrojtur që të duken me pak atraktiv ndaj të tjerëve, kanë deklaruar hulumtuesit.

-Advertisement-

Këto të gjetura, të cilat janë publikuar në “Nature Communication” janë të parat që tregojnë lidhjen në mes të gjumit dhe raporteve shoqërore, apo izolimit social.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera