Mungesa e ambasadorëve në 12 shtete, Shasha: Cilësia para shpejtësisë
Autori: Doresa Geci 14:41 | 23 September 2021
Kosova vazhdon të mos ketë ambasadorë në 12 shtete të botës.
Pavarësisht, zvarritjes së emërimit të diplomatëve të rinj, drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha thotë se është e rëndësishme që të dekretuarit të jenë të përgatitur profesionalisht për përfaqësimin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Lexo edhe: Kosova pa ambasadorë në 12 shtete, Osmani e Gërvalla në NewYork
“Konsideroj se në këtë çështje parimi që duhet të udhëheq vendimmarrjen është ‘cilësia, para shpejtësisë’. Me fjalë të tjera- nuk duhet të kemi shpejt ambasadorë jo cilësor, por pak më ngadalë dhe ambasadorë cilësor. Në këtë drejtim për mua është me rëndësi që shefat e rinj të misioneve diplomatike të përfaqësojnë vlera të larta personale dhe profesionale që kërkohen për pozita të këtilla. Pra, nëse kërkohet një kohë pak më e gjatë për përzgjedhjen e individëve që do të sigurojnë përfaqësim dinjitoz të Republikës së Kosovës në vendet nikoqire, atëherë më mirë të marrim kohën që duhet, se sa të ngutemi me emërime jo cilësore”, tha ai për Infokus.
Ndryshe në muajin maj të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani pati shkarkuar 12 ambasadorët, në emër të asaj se ata kanë qenë të emëruar politikë.
Një shkarkim i tillë u bë më kërkesë të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.
Por edhe pse kanë kaluar afro 5 muaj që nga shkarkimi ambasadorëve, end nuk është arritur që të bëhet zëvendësimi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...