Muhaxhiri për Konferencën e Pragës: Kosova ka avantazhe, Serbia është në pozitë të pafavorshme
Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 06 October 2022
Samiti i Komunitetit Politik Evropian i cili po zhvillohet në Pragë të Çekisë, sipas analistit Artan Muhaxhiri, është mundësi e mirë për Kosovën për t’i fuqizuar aleancat me shtetet mike si Gjermania e Franca.
Muhaxhiri, në emisionin “Five”, ka thënë se në këtë samit mund të ketë presione për Kosovën, sa i përket formimit të Asociacionit, por sipas tij, me pozitë shumë më të disfavorshme pritet të jetë Serbia, për shkak të aleancës së saj me Rusinë.
“Serbia është në pozicion më të pafavorshëm në këtë konferencë. Është një shans i jashtëzakonshëm, kur Serbia është në disavantazh të madh, çdo akt i Kosovës, e shumëfishon peshën. Nga ana tjetër është një Serbi e hendikepuar për shkak të aleancës së tyre me Rusinë. Cdo veprim efikas i Kosovfës, për fuqizimin e aleancës me Gjermaninë e Francën, e forcon vendin”, ka thënë ai.
Muhaxhiri ka thënë se tashmë shtetet e BE-së kanë siguruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pragë, u është bashkuar 44 liderëve në kontinentit evropian për të diskutuar nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.
Gjatë samitit, Presidentja Osmani ka ritheksuar orientinim strategjik të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen për këtë proces.
Në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka përmendur solidaritetin e popullit dhe institucioneve të Kosovës me popullin e Ukrainës, duke theksuar se populli ynë i kupton më së miri vuajtjet e tyre nga agresioni rus.
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...