Lajme

Muhaxheri rizgjidhet kryetar i degës në Pejë, LDK: Po i forcojmë radhët në një moment kritik për vendin

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 02 July 2023

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është rizgjedhur për ta drejtuar edhe më tej degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë qytet. LDK-ja thotë se me zgjedhjet e reja të brendshme gjithashtu po i forcojnë radhët “në një moment kritik për vendin”, raporton Gazeta Express.

Siç njoftoi LDK-ja, 3866 anëtarë të kësaj partie kanë marrë pjesë në këtë proces të sotëm zgjedhor atje.

“Mbështetja për z. Muhaxheri është mbështetje për punën e mirë e angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjithë veprimtarëve në degën fituese të LDK-së në Pejë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka falënderuar delegatët e Kuvendit dhe të gjithë anëtarët për angazhimin e treguar në këtë proces, duke theksuar në veçanti, barazinë e plotë gjinore që tha se u sigurua në të gjitha nivelet, veçanërisht për zgjedhjen e 50% të delegatëve gra për Kuvend Qendror.

“Peja, dhe çdo degë tjetër e LDK-së në Kosovë, perveç procesit zgjedhor po zhvillon dhe një proces mobilizues me anëtarësi e qytetarë; dhe kështu dhe të forcimit të rradhëve tona në një moment kritik për vendin. LDK nga ky proces po del më e organizuar, më unifikuar dhe më e pasuruar me profesionistë, punëtorë, të djathtë e patriotë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera