Lajme

Muharremi: Qeveria sërish po tenton të paraqesë grafikone favorizuese për publikun, përfshiu pagën bruto të cilën nuk e marrin qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 23 October 2024

Drejtor ekzekutiv i Grupit për Zhvillim LLC, Shenoll Muharremi, ka thënë se qeveria e Kosovës sërish është duke u munduar të paraqesë statistika dhe të dhëna që janë të njëanshme dhe që e favorizojnë atë në publik, shkruan Gazeta Infokus.

Në reagimin e tij Muharremi ka thënë se qeveria në grafikone ka paraqitur pagat bruto dhe jo neto aq sa realisht i merr qytetari.

“Rritja e Pagës apo Rënia e Fuqisë Blerëse në Kosovë? Sot e kemi përsëri një rast të ri ku pushteti tenton të paraqes të dhëna të anshme, vetëm favorizuese, për publikun. Fjala është për rritjen e pagës mesatare vitet e fundit. Në anën e djathtë është grafikoni i publikuar nga partia në pushtet:  1. Pagat janë paraqitur si bruto, dmth ato nuk i pranon qytetari. Qytetari i pranon vetëm ato pas taksave, kështuqë këto të dhëna nuk e pasqyrojnë fuqinë blerëse; 2. Kjo pagë është mesatare, dmth edhe në sektorin publik edhe privat. Por në sektor privat janë mbi 3/4 e të punësuarve (mbi 300,000 nga 425,000 në këtë vit). Paga mesatare neto në Kosovë gjatë 2023 ka qenë 506 euro ndërsa në sektor privat vetëm 459 euro;”, ka thënë Muharremi.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka deklaruar se në këto grafikone që qeveria po i paraqet nuk është përfshirë edhe inflacioni apo vlera e parasë, fuqia e saj blerëse.

“3. Në grafikon nuk paraqet edhe inflacioni apo vlera e parasë dhe fuqisë blerëse. Këtu e kemi të paraqitur mbi grafikonin e publikuar nivelin e inflacionit ku shifet kjartë për një rritje dramatike gjatë vitet në fjalë. Kjo nënkupton që fuqia blerëse ka rënë dukshëm, apo cka mund të blenë qytetari me paratë e njejta. A është vlera apo fuqia blerëse e qytetarit më e mirë në 2022 apo 2023? edhe kjo duhet të adresohet; dhe 4. Tabela në anën e majtë është sa ka qenë rritja mesatare e disa produkteve nga viti 2020 në 2023. Këto vlera janë të qeverisë, të publikuara zyrtarisht. Nga aty mund të shifet që në disa produke esenciale kemi rritje të çmimeve deri 70%. Kjo nënkupton që edhe nëse niveli mesatar vjetor i inflacionint ka qenë 11.4% maksimum, vlera e produkteve esenciale që përdoren ka qenë shumë më e lartë”, shkruan ai.

Më poshtë gjeni reagimin e tij dhe krahasimin e grafikoneve:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera