Muharremi: Me gjasë Albini e ka kriju një kurth të ri për LDK’në sa i përket propozimit për President
Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 30 August 2026
Emri i Bekim Sejdiut po qarkullon si një emër konsensual parimisht mes kryetarit të LVV, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Por, analisti Shenoll Muharremi ka thënë se kjo mund të jetë “një kurth e Albin Kurtit ndaj LDK-së”.
Kjo pasi, Shenolli tha se Sejdiu si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese ishte protagonist në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit, rrjedhimisht thotë si “kjo vështirë krijon konsensus brenda LDK-së”.
‘Me gjasë, Albini e ka kriju një kurth të ri për LDK-në sa i përket propozimit për president. Dihet që propozimi është një protagonist që e ka rrëzu qeverinë e Avdullah Hotit. Pastaj, gjithashtu, ka qenë pjesë e kabinetit të Vjosa Osmanit. Pra, ky është një emër që shumë vështirë krijon konsensus brenda LDK-së. E, nga pozita e Kurtit, pse mos me përça dhe nda edhe më shumë LDK-në, kur ai e ka në plan me shku në zgjedhje? Pse ka pritur aq gjatë, kemi humbur dy muaj deri tani, nëse ai nuk ka plan me shku në zgjedhje përsëri? Tash keni me i pa deputetët e LVV-së duke e potencu që “duhet siguri për të gjitha votat e LDK-së”, që në fund me ekspozu faktin që nuk ka siguri dhe vota”.
“Këtu përgatitet terreni me fajsu LDK-në. Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati “ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat”. Kjo mundet me qenë një lojë e radhës, për shkak se Kurti moti e ka bë mendjen me shku në zgjedhje tjera. Sado i bukur dhe i besueshëm që duket ky tregim me kandidatin në fjalë, vështirë është i realizueshëm. Në fund, viktimë është LDK-ja, por gjithashtu mundet me qenë edhe një goditje e fundit për Osmanin. Kurti, për nga karakteri i tij, nuk ua fal shumë ish-kolegëve dhe kundërkandidatëve kur është fjala te mospajtimet dhe jolojaliteti”, ka shkruar Muharremi. /Gazeta Express

T� tjera
-
Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në pa...
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
































