Muharrem Svarqa kërkon votën edhe ditën e zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 14 February 2021
Muharrem Svarqa kërkon votën edhe ditën e zgjedhjeve
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Muharrem Svarqa ka “bombarduar” me mesazhe qytetarët që në mëngjesin e së dielës duke ua kërkuar votën.
Dhjetra qytetarë kanë raportuar në Gazetën Infokus se kanë pranuar mesazhe nga një numër i identifikuar si i LDK-së me porosi nga ish-kryetari i komunës së Ferizajt, tani kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Muharrem Svarqa.
“Kërkoj mirëkuptimin tuaj që nuk patëm rastin të takohemi në fushatën që kaluam. Voto për…” thuhet në mesazhin të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus.
Ky mesazh del të jetë kundër rregullave të prapara të zgjedhjeve.
Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatët përcakton më saktësisht se cilat janë veprimet e ndaluara para procesit të votimit.
“Bërja e fushatës në çfarëdo mënyre, shfrytëzimi i megafonëve ose sistemeve tjera për t’iu drejtuar publikut kudo qoftë në Kosovë me qëllim të ndikimit në votues, dhe shfrytëzimi i mediave lokale dhe ndërkombëtare me qëllim të ndikimit në votues”.
Ndërsa, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës parasheh se “subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit; bërja e fushatës në çfarëdo mënyre”.
Të tjera
-
Ironizon Berat Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin ...
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...
-
Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim...
-
“Befasia” e Haradinajt: UÇK-ja doli në publik më 27 nëntor, jo më 28
28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtri...
-
Dakaj: Një gjiganti amerikan të armatimeve, Qeveria qe një vit s’ia ka ndreq as letrat për investim
Gazetari Shkelzen Dakaj ka treguar se ka informacion për një kompani të madhe...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e ...
-
Haradinaj: 28 Nëntori, data që bashkon shqiptarët dhe nderon heronjtë e kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si një datë të ...
-
Kurti shtron drekë për ambasadorin amerikan, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve t...