Sport

Muharrem Sahiti zbulon emrat e dy lojtarëve që i thanë po Kosovës pa u pranuar në UEFA e FIFA

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 20 December 2020

Ndihmës-trajneri i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, është i ftuari i radhës në emisionin N’konak me Kosovë Gjocin, shkruan Gazeta inFokus.

Sahiti në një moment është ndalur për të folur për fillimet e kombëtares së Kosovës.

Ai ka zbuluar se portieri, Samir Ujkani dhe mesfushori, Valon Berisha i kanë thënë po Kosovës para pranimit në UEFA dhe FIFA.

-Advertisement-

“Ka pas raste që lojtarët i kanë thënë po Kosovës edhe para pranimit në UEFA e FIFA, për shembull po e marr Samir Ujkanin, i cili vjen nga Serie A, nga një ligë shumë e fuqishme vjen edhe i thotë Kosovës po, ose vjen Valon Berisha që ka pas një perspektivë të jashtëzakonshme, ka qenë lojtar standard i kombëtares së Norvegjisë në atë kohë edhe i thotë po Kosovës pavarësisht së ndoshta ka rrezikuar në atë kohë, por që sot e sheh edhe vet që i ka ra ma mirë, e shumë lojtarë të tjerë që i kanë thënë një po shumë të fuqishme Kosovës. Në gjithmonë i kemi thënë që me zgjedhë me zemër Kosovën, e jo me imponime apo për hatër të dikujt”, deklaroi Sahiti.

Me poshtë mund ta shikoni emisionin e plotë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera