Muçolli: FC Kosova është institucion, synimet janë të mëdha!
Autori: Gazeta inFokus
22:23 | 08 August 2025
Trajneri i junjorëve të FC Kosovës nga Müncheni, Alban Muçolli, beson se edhe sezoni i ri do të jetë i suksesesshëm për skuadrën që ai drejton.
Të rinjtë e FC Kosovës do të garojnë në Kreisligë. Në këtë nivel garash paraqitet edhe ekipi i parë. Synimet janë të mëdha.
“Pas suksesit që e arritëm në sezonin e kaluar ku u shpallëm kampion, synimet janë të mëdha edhe në edicionin e ri. Sigurisht se do të jetë më vështirë, pasi konkurrenca është e madhe dhe ka ekipe cilësore, por ne do ta japim më të mirën. E kemi ruajtur ekipin e sezonit të kaluar dhe kemi ofruar edhe disa lojtarë. Nuk dua të jap fjalë të mëdha, por premtoj punë profesionale dhe suksesi nuk do të mungojë. Ëndrra është Bezirsliga, por e dimë që duhet punë për ta arritur atë”, u shpreh Muçolli për Gazetën Infokus.
Ai theksoi se rinia shqiptare në München dhe në mbarë Evropën janë të talentuar.
Sipas tij, FC Kosova është më shumë se sa një klub futbolli.
“FC Kosova është familje e madhe. Është institucion, është më shumë se sa një klub futbolli. Kushdo që vjen, aty e ndin vetën si me qenë në Kosovë. FC Kosova është shtëpia e të gjithë shqiptarëve tash e më shumë se tri dekada. Për këtë kanë punuar shumë njerëz me dekada, punë që po vazhdon edhe sot”, theksoi ai.
Synimet për inkuadrim në Bezirsligë ka edhe ekipi i parë që ka emëruar trajner gjermanin Michael Westermeier.
Krahas ekipit të parë dhe junjorëve, FC Kosova numëron ekipin e dytë dhe të veteranëve.
Është ndër klubet më të suksesshme shqiptare në Gjermani./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit jep detaje
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me ini...
-
Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Boll ma me përçmime, uluni me kryetarët, dëgjoni hallet e mbani premtimet
“Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës ...
-
Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira
Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata ...
-
Nën kërcë*nimin e thi*kës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me ini...
-
Shiroka Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Sue...
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...






























