MSH u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen plotësisht
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 03 December 2021
Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve se në kuadër të masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të marra nga Qeveria e Kosovës me datë 30 nëntor 2021, është vendosur që nga data 6 dhjetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.
Në rast se nuk është i vaksinuar me dy dozat, qytetari duhet të posedojë Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; apo Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).
Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, rikujton se certifikata e tyre do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se 4 javë apo nëse testi RT-PCR është kryer, në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze.
Qytetarëve, të cilët nuk e marrin dozën e dytë brenda periudhës katër javore, nuk do t’u merret si dëshmi certifikata vetëm me një dozë, përveç në rastet kur ata prezantojnë dëshmi mjekësore që kanë kundër-indikacione shkencërisht të vërtetuara për mos-vaksinim. Në të kundërtën duhet ta paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, krahas certifikatës me vetem një dozë të marrë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit duke e marrë vetëm njërën dozë, që ta marrin edhe dozën e dytë sa më parë për t’u mbrojtur nga virusi dhe në të njëjtën kohë për ta lehtësuar lëvizjen e tyre, sikurse edhe qytetarëve të tjerë që ende nuk janë vaksinuar, që ta bëjnë këtë, sepse situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 ndonëse këtyre ditëve është e qetë në Kosovë, ende është e brishtë dhe kërcënohet nga variante të ndryshme të virusit SARS COV-2 dhe nga mos vaksinimi i një pjese të popullatës.
MSh u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat statike shumica prej të cilave punojnë edhe gjatë fundjavës, ekipet mobile dhe të vaksinohen gjatë tërë javës dhe kudo, në secilën komunë të Kosovës.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...