Lajme

MSH reagon për rastin në Kardiokirurgji: Do të marrim masat sipas ligjeve

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 06 January 2023

Inspektorati Shëndetësor po mbledh të dhënat lidhur me rastin e ndodhur në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku një pacient ka vdekur disa orë pasi kishte kaluar një operacion të vështirë. Drejtori i kësaj klinike kishte thënë se kirurgu që kreu këtë operacion ishte pa përvojë për të. Kurse kirurgu ka thënë se ndaj tij është bërë tentim për eliminim profesional.Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka aktivizuar mekanizmat e saj për zbardhjen e rastit.

“Inspektorati Shëndetësor, në bazë të kompetencave ligjore është në fazën e mbledhjes së të dhënave lidhur me rastin në fjalë. Vlerësimi i përgjegjësive u takon organeve kompetente, andaj jemi në pritje të raporteve zyrtare të këtyre organeve”, ka thënë Ministria e Shendetesise.

Për çdo gjetje nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë do të merren masat sipas ligjeve në fuqi, ka thënë ministria.

-Advertisement-

“Presim, po ashtu që institucionet e drejtësisë dhe Oda e Mjekëve të Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas kompetencave dhe ligjeve në fuqi”.Ndërkohë, lidhur me rastin kirurgu Kushtrim Shala është kritikuar edhe për publikimin e pamjeve nga operacioni, për të cilat SHSKUK-ja ka thënë se pa leje nuk guxojnë të dalin pamje të tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera