Mrekullitë ekzistojnë! 6 ditë e gjysmë nën rrënoja, shpëtohet 23 vjeçari në Turqi!

Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 13 February 2023
Një javë pas tërmetit shkatërrimtar, në Turqi ende nxirren njerëz të gjallë nga rrënojat.
Shpëtimi i 23 vjeçarit Huseyin Seferoglu, të bllokuar për 6 ditë e gjysmë nën rrënoja në qytetin e Antakiasë, u etiketua menjëherë si mrekulli nga ekipet e shpëtimit e nga mediat.
Mes lotësh, babai i tij rrëfeu se e kishte ndjerë në zemër që i biri ishte ende në jetë. Ky ishte megjithatë i vetmi rast që i jep zemër punonjësve të emergjencës të mos dorëzohen, por të vazhdojnë kërkimet me të njëjtin ritëm. 34 vjeçari Tolga Fakioglu u shpëtua në Defne të provincës së Hatayt pas 155 orësh nën gërmadha; një 21 vjeçare e identifikuar vetëm si Rukiye, u gjet pas 153 orësh.
“Mbijetova duke pirë pika uji të ndotur. Në fund, e humba shpresën se dikush do të më nxirrte prej andej” , tregon Ibrahim Zakaria, punonjës i një dyqani celularësh, i cili u nxor pas gati një jave dhe u dërgua në të njëjtin spital ku është shtruar dhe nëna e tij. Akoma edhe më shpresëdhënës është lajmi i fundit i përcjellë nga CNN: Sot u shpëtua pas 175 orësh një grua e varrosur për së gjalli në rrënoja në Hatay, teka ekipeve të shpëtimit atje iu bashkuan edhe zjarrfikës nga Stambolli dhe minatorë.
Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rrënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë. OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 870.000 persona kanë nevojë urgjente për streha të ngrohta në mbarë Turqinë dhe Sirinë.
Vetëm në Siri, deri në 5.3 milionë persona mund të mbesin të pastrehë. Tërmeti prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli. Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 i mori jetën 17 mijë personave.

Të tjera
-
Vde*s regjisori shqiptar Leka Bungo
Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenarist...
-
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë
Turizimi në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit prill të këtij ...
-
Tre të arrestuar për mashtrim në Fushë Kosovë, ua morën 10 grave 45 mijë euro
Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit në bashkëveprim...
-
Sot seanca e 30-të me radhë
Deputetët edo të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 30...
-
Përleshje fizike në Fushë Kosovë, katër persona dërgohen në mbajtje
Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e 10 qershorit 2025, rreth orës 10:...
-
Bashkëshortja e ish-policit që arrestoi Serbia thirrje Presidentes dhe Qeverisë: Mos heshtni, Arbnori ka nevojë për përkrahje
Bashkëshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka kër...
-
Rahovec: Babai raporton të jetë sulmuar nga djali dhe nipi i tij
Më 8 qershor, në Rahovec raportohet të ketë ndodhur një rast i dhunës në fami...
-
“Nxënës jo i rregullt dhe problematik”: Studentja shqiptare në Graz jep detaje për të dyshuarin që kreu vrasjet
Një studente shqiptare në Graz, Rina Demjaha, ka folur lidhur me ngjarjen tra...
-
Mblidhet KQZ-ja, pritet miratimi i afateve të aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot pasdite, në orën 15:00, mb...
-
“Pusho e qetë engjulli i familjes”, reagon familjari i mërgimtarës që u vra dje në sulmin në Austri
Një sulm i tmerrshëm dje shokoi botën, ku një person i armatosur, shkoi në nj...
-
Sot seanca e radhës në rastin “Banjska”, dëshmojë dy policët tjerë kosovarë që mbetën të lënduar në sulm
Të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot do të dalin sërish para Gjykatës Theme...
-
Policia austriake në kërkim të përgjigjeve pas sulmit tronditës në shkollë
Autoritetet austriake po kërkonin të mërkurën përgjigje se pse një 21-vjeçar ...