Lajme

MPMS nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 06 September 2018

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Fondacioni “Terre des hommes” në Kosovë, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për grupet e cenueshme në nevojë, me theks të veçantë për fëmijët në rrezik.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i MPMS-së, Skender Reçica dhe Jezerca Tigani, udhëheqëse e zyrës për Kosovë.

Ministri Reçica tha se kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë, ngaqë synon avancimin e sistemit sa i përket mbrojtjes së fëmijëve, sidomos nga format e abuzimit dhe punëve të rënda.

-Advertisement-

“Si MPMS po punojmë që të kemi sa më pak raste të abuzimit me fëmijë dhe gjithashtu të rasteve kur fëmijët përballen me punë të rënda. Është e nevojshme që së bashku të japin kontributin që dukuritë e tilla të eliminohen në tërësi”, tha ministri.

Kurse, drejtoresha e Fondacionit, Jezerca Tigani, theksoi se është bashkërendimi i veprimeve, siç është ky nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar sot, që konkretizon përpjekjet sistem të duhur për mbrojte të fëmijëve.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera