Lajme

MPJ reagon pas mos lejimit të akademikut, Hivzi Islami të futet në Serbi 

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 08 August 2018

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar për ndalesën që Sebia i bëri  ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, Hivzi Islami, shkruan gazeta infokus.

Në reagimin e MPJ-së thuhet se mos lejimi i Ismailit të vizitoj familjen e tij në Preshevë ngjall kujtime trishtuese dhe forcon bindjen se marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk po zbatohen.

“Sjelljet e tilla të ndarjes nga pjesa tjetër e familjes e Akademik Islamit thjeshtë ri-ngjallin kujtimet trishtuese nga e kaluara e errët historike e politikave të fqinjit tonë verior –Serbisë dhe forcojnë bindjen për mungesë të dukshme vullneti politik për zbatimin e Marrëveshjeve të arritura në mes dy shteteve në Bruksel dhe përkushtimit të shprehur institucional për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona.”, thuhet në komunikatë. 

-Advertisement-

Akademiku Islami, mëngjesin e së mërkurës është në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq është ndaluar nga policia serbe dhe nuk është lejuar në futet në Preshevë. 

Islami vizitonte shpesh familjen e tij në Preshevë dhe Bujanovc ku edhe ai kishte lindur. 

“Akademik Islami ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë. Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo. Policia kufitare nuk dha shpjegim”, thuhet në komunikatë. 

Kujtojmë që të martën Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje, drejtorit të të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq të vij për vizitë në Kosovë./inFokus 

Lexo edhe: Gjuriq u premton serbëve të veriut se do të kenë më shumë para, lidhet me telefon edhe Vuçiqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera