Lajme

MPJ publikon dokumente: Daçiq ishte pjesa e fshehjes së krimeve serbe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 14 December 2019

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Bexhet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka publikuar edhe disa dokumente tjera të cilat thuhet se Ministri i Punëve të Jashtëm të Serbisë ka marrë pjesë në fshehjen e krimeve të bëra në Kosovë.

Zyberja ka publikuar një dokument të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) në të cilin është i shkruar procesverbali i takimit të kësaj parti me  17 shkurt 1999, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë dokument Zyberaj ka thënë se ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtëpitë të qytetarëve të Kosovës.

-Advertisement-

Krejt kjo sipas tij  bëhej me qëllimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në.

 

“Ky është një dokument zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) qe mbanë datën : 17 shkurt 1999. Në këtë dokument të Këshillit Qendror të SPS-it, Në mesin e shumë emrave të njohur aty, që ishin kreaturë e aparatit të dhunës në kohën e Millosheviçit, mund të shihet edhe Ivica Daciçiç. Jo rastësisht, carqe te caktuara në Serbi e quajnë Daciçin edhe “malo Slobo”, ka shkruar  Këshilltari i Ministrit Pacolli.

Zyberaj gjithashtu ka shkruar se ky dokument duhet të shërbejë si bazë për ta thirrur Ivica Daçiqin në Gjykatën Speciale.

“Ai ka marrë pjesë në planifikimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga Serbia. Ne duhet të sfidojmë Dick Marty dhe Gjykatën Speciale për krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. Gjykata ka mandat krimet e luftës në Kosovë, pra edhe këtë veprim të Ivica Daçiçit si si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të Serbisë siç e ka kategorizuar ICTY”, ka shkruar mes tjerash ai.

Gjithashtu Zyberaj  ka pyetur se ku fshihet Dick Marty i cili më herët ka deklaruar se dëshiron drejtësi për qytetarët e Kosovës  por tani fshihet gjersa Beogradi mohon masakrën e Reçakut.

“Vallë ai ka nevojë për leje nga sponsorët e tij për të marrë një qëndrim. A ka nevojë ai për Konstantin Kosachevin apo Milan Potiqin që t’i trëgojne çfarë të bëjë.Për sa kohë që drejtësia nuk arrihet, bëhen përpjekje për të mohuar krimet e luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, të mohohen krimet që ka kryer Serbia, të ndjeken viktimat dhe luftëtarët e lirisë dhe jo kriminelët e luftës që ecin të lirë në Beograd nën mbrojtjen e qeverisë serbe: ri-pajtimi është sfiduar” ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera